Me “rrogën” 25.4 milionëshe, Vasella, shefi më i paguar në Zvicër
Ai, gjatë vitit 2010 ka fituar 18 milionë më pak se në vitin paraprak, kur në konton e tij kishin shkuar plot 42.2 milionë franga
Sa fitojnë top menaxherët e kompanive të mëdha të Zvicrës? Këtë na e tregon studimi i bërë nga instituti Ethos, që na sjell edhe disa risi interesante, të cilat janë publikuar sot në mediet zvicerane.
Sikurse edhe në vitin e kaluar, i pari në listën e më të paguarve mbetet i patejkalueshëm presidenti i koncernit farmaceutik të Bazelit, Daniel Vasella. Gjatë vitit 2010 Vasella ka marrë gjithsej 25.4 milionë franga për punën në krye të gjigantit nga Bazeli.
Por, ai në fakt gjatë vitit 2010 ka fituar pothuaj 18 milionë franga më pak se në vitin paraprak, kur në konton e tij kishin shkuar plot 42.2 milionë. Të përkujtojmë se nga fillimi i vitit që shkoi, Vasella kishte lënë njërin nga dy postet që mbante, atë të shefit të koncernit dhe kishte mbetur vetëm president i administratës së koncernit Novartis.
Ndërsa personi që e ka trashëguar në postin e shefit të koncernit, Joseph Jimenez ka fituar 12.9 milionë franga. Pas tij në radhë vjen shefi i bankës Credit Suisse Brady Dougan, me 12. 8 milionë, i pasuar nga shefi i koncernit më të madh të industrisë ushqimore në botë, me seli në Zvicër Nestlè, Paul Bulcke, me 12.4 milionë. Severin Schwan, shef i kompanisë tjetër të madhe farmaceutike nga Bazeli, Roche, gjatë vitit të kaluar ka inkasuar plot 11.9 milionë franga për punën e tij në drejtimin e këtij gjiganti.
Anëtari i paguar më së miri i një drejtorie gjatë vitit 2010 ka qenë Antonio Quintella, shef i filialës së bankës Credit Suisse në SHBA i cili ka fituar 5.6 milionë franga.
Studimi i bërë nga Ethos ka marrë në shqyrtim pagat e krerëve të 48 ndërmarrjeve të plasuara më së larti në bursa. Anëtarët e udhëheqjeve të koncerneve të mëdha janë paguar mesatarisht nga 3.1 milionë franga. Ethos ka mundur të konstatojë po ashtu se ndërkohë që pagat e shefave të lartë të kompanive financiare (bankave etj.) janë rritur për 8 për qind, në nivelet dhe degët tjera ato kanë mbetur të njëjta.
E-Diaspora
-
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” Filmi ndjek jetën e Rexhës, një njeriu që mbetet pothuajse i vetëm në një fshat të... -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane














