Sport
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë Kombëtaren
Duke parë se çfarë ka ndodhur në ndeshjen ndaj Izraelit, grupimi i tifozëve të Kombëtares ka marrë vendimin për të bojkotuar Kombëtaren
Një veprim i papritur ka ardhur “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët kanë vendosur të mos e përkrahin Kombëtaren shqiptare kur luan në shtëpi. Ata njihen si tifozë besnikë, derisa janë më të respektuarit në Ballkan dhe më gjerë, shkruan albinfo.ch.
Duke parë se çfarë ka ndodhur në ndeshjen ndaj Izraelit, grupimi i tifozëve të Kombëtares ka marrë vendimin për të bojkotuar Kombëtaren. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” tregojnë arsyet e këtij vendimi.
Deklarata e plotë e TKZ
Të nderuar tifozë,
Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror.
Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.
Për arsyen e lartcekur, Tifozat Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për BOJKOTIMIN e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtaren do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.
Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.
Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju njoftojmë me kohë.
Me sinqeritet,
Tifozat Kuq e Zi
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












