Kultura
Nik Xhelilaj i lumtur për rolin kryesor në “Winnetou”
“Jam shumë i lumtur me rolin tim të ri. Jam duke mësuar gjermanishten”, ka thënë aktori shqiptar
Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj, 33-vjeçar është përfshirë në një film klasik sipas librit të Karl-Mbay. Prodhimi i ri filmik do të shfaqet nga RTL, derisa aktori shqiptar do të ketë rolin kryesor, si Winnetou, shkruan ‘klatsch-tratsch.de’.
Filmat kinematografikë të viteve 60-të, në rolet kryesore me Lex Barker si Old Shatterhand dhe Pierre Brice si apashin-prijësin Winnetou, gëzojnë statusin kult tek shumë gjermanë, përcjell albinfo.ch.
Në prodhimin e ri të RTL-së me regji të Philipp Stölzl Old Schatterhand do të interpretohet nga aktori Wotan Wilke Mohring. Edhe Milan Peschel (si Sam Haekens), Jurgen Vogel (si Rattler) dhe Mario Adorf (si Santer Senior) luajnë në këtë prodhim.
Rolin kryesor do ta luajë një aktor deri tani jo shumë i njohur në Gjermani, 33-vjeçari shqiptar Nik Xhelilaj.
“Jam shumë i lumtur me rolin tim të ri. Jam duke mësuar gjermanishten”, ka thënë aktori shqiptar.
Miti i Winnetou është i njohur në Gjermani. Në fillim kishte miliona teleshikues, derisa më pas kaloi edhe në kinema. Tani pas më shumë se 50 vjetësh, RTL do ta ringjallë këtë mit përsëri.
Ky film do të shfaqet në Kinema më 29 dhjetor nga ora 22:45 deri në 00:30. Filmi është xhiruar në bukuritë natyrore të Kroacisë, derisa ka filluar të xhirohet nga gushti i vitit 2015.
Aktori Nik Xhelilaj apo emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik është ideal për këtë rol, derisa i ka kushtuar rëndësi të madhe, si pamjes, po ashtu edhe gjuhës dhe personalitetit të ri.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











