Kultura
Në vjenë mbahet projekti “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri”
“Java e Kulturës Shqiptare” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të përfundojë më 09 dhjetor të këtij viti. Këtë projekt e organizon Këshilli Koordinues i shoqatave shqiptare (KKShShA) në Austri, dhe ka për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar, promovimin e vlerave kulturore shqiptare në Austri, ngritjen e nivelit të kulturës, integrimin sa më të mirë të shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës austriake, arritja e audiencës austriake dhe ndërgjegjësimi i diasporës shqiptare në Austri mbi vlerat kulturore dhe artistike të kombit të vet.
Java e kulturës do të fillojë me ekspozitën “Lidhje me origjinën” të artistes Majlinda Kelmendi. Kjo ekspozitë përbëhet nga një mori pikturash si dhe nga një video-instalacion. Kjo ekspozitë do të mbahet në Quellenstrasse dhe gjatë kësaj ekspozite do të performojë edhe grupi KA ZA, të cilët kanë zgjedhur disa këngë qytetare shqiptare.
Pastaj do të vijojë me natën e filmit i cili këshilli koordinues në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë do të organizojë një premierë ekskluzive të një filmi shqiptar. Ky aktivitet do të mbahet në Bezirksvorstenhug Widen më 30 nëntor.
Kurse, më 09 dhjetor do të mbahet festa përmbyllëse që do të jetë një natë mjaftë e veçantë, dhe përfaqëson dymbëdhjetë netët e Javës së Kulturës Shqiptare në Austri. Përpos pritjes, prezantimit të javës dhe projektet e saj, mbrëmja do të trajtohet si lloj feste ku do të mbizotërojë muzika e gjallë shqipe. Gjithashtu do të ketë edhe ushqim dhe pije tradicionale shqiptare, ku do të ketë edhe sofër.
Shqiptarët në Austri nuk identifikohen vetëm si punëtorë emigrant apo refugjatë, por ka shumë shqiptarë me profile të ndryshme nga shkenca, kultura dhe sporti. Gjithashtu në Vjenë studiojnë mbi 1500 të rinj shqiptarë në universitete të ndryshme.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













