Sport
Edhe Manchester United e kërkon Hysajn
Për Hysajn përveç Manchester United në muajt e fundit është interesuar dhe një tjetër gjigant i futbollit evropian, Bayern Munchen
Elseid Hysaj është mbrojtësi më i mirë shqiptar, derisa tashmë është kthyer në një margaritar për skuadrën e njohur italiane, Napoli, duke vlejtur plot 30 milionë euro, shkruan albinfo.ch.
E përditshmja italiane “Il Mattino”, bën të ditur se një prej skuadrave më të mëdha në botë, Manchester United është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për Elseid Hysaj dhe ta transferojë që në janar, një shifër e konsiderueshme kjo që do ta bënte atë futbollistin më të shtrenjtë të gjithë historisë së Kombëtares shqiptare.
Megjithatë, akoma nuk ka një ofertë zyrtare, por edhe në rast se kjo do të ndodhte vështirë se drejtuesit e Napolit do të lëshonin lojtarin shqiptar, i cili rinovoi me klubin deri në vitin 2021 vetëm pak kohë më parë.
Për Hysajn përveç Manchester United në muajt e fundit është interesuar dhe një tjetër gjigant i futbollit evropian, Bayern Munchen, e megjithatë te Napoli janë të vendosur për t’ju rezistuar ofertave, të paktën për afatin kalimtar të janarit.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











