Sport
Skela kujton fitoren ndaj Greqisë
“Fitorja me kombëtaren ndaj Greqisë me rezultatin 2:1, menjëherë pasi kundërshtari ishte shpallur kampion Evrope është një nga momentet e paharrueshme në karrierën time”, deklaroi Skela
Ervin Skela është njëri nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në Kombëtaren shqiptare. Ai ka zhvilluar 75 ndeshje me kuqezinjtë, derisa ishte edhe kapiten. Në një intervistë për mediat gjermane, Skela ka rrëfyer për karrierën e tij, përcjell albinfo.ch.
Në intervistën e tij, Skela e quajti një krenari faktin që ka mbajtur veshur 75 herë fanellën kuqezi duke qenë kapiten i Kombëtares në po kaq ndeshje, ndërsa si momentin më kulmor cilësoi fitoren 2:1 të Shqipërisë në eliminatoret e ‘Gjermani 2006’, ndaj Greqisë të saposhpallur kampione Evrope.
“Fitorja me kombëtaren ndaj Greqisë me rezultatin 2:1, menjëherë pasi kundërshtari ishte shpallur kampion Evrope është një nga momentet e paharrueshme në karrierën time. Festa pas ndeshjes ishte e jashtëzakonshme, njësoj si të kishim fituar Botërorin”, është shprehur ish-mesfushori kuqezi.
Sipas Skelës, entuziazmi te njerëzit ishte i ngjashëm me atë të fitimit të një titullit botëror dhe ajo mbrëmje do të mbetet e paharrueshme për të.
Ndërkohë që sa i përket kualifikimit të Shqipërisë në Evropian i pyetur nëse ndjeu keqardhje që nuk arriti të kualifikohej njëherë me kuqezinjtë në një kompeticion të rëndësishëm, Skela deklaroi se përkundrazi ai ishte shumë i lumtur për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Francë dhe për lojën që skuadra e De Biasit zhvilloi.
“Pjesëmarrja e Shqipërisë në një kompeticion madhor ishte një kënaqësi e madhe për mua sepse ishte rezultati i punës së bërë prej një dekade. Pata mundësi të shihja nga afër entuziazmin në vendin tim sepse punova si ekspert futbolli në televizion gjatë kompeticionit”, theksoi Skela.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












