Jeta në Zvicër
Swisscoy në Kosovë vetëm deri në fund të vitit 2018?
Ministri Parmelin planifikon që misionin Swisscoy ta vazhdojë edhe për tri vite të tjera por të reduktohet numri i ushtarëve. Ndërsa Amstutz nga partia e tij thotë: “Misioni i Ushtrisë së Zvicrës në Kosovë duhet të përmbyllet në fund të vitit 2018”
Ekzistimi i misionit ushtarak të Zvicrës në Kosovë Swisscoy ose edhe vazhdimi që i bëhet atij periodikisht, në vazhdimësi është kontestuar nga partia e djathtë populiste SVP/UDC. Ndërsa tash, që ministër në dikasterin e mbrojtjes është një përfaqësues i kësaj partie, Guy Parmelin, duket se Kosova mund të bëhet mollë sherri në mes tij dhe partisë.
Sipas hulumtimeve që ka zhvilluar magazina e lajmeve e televizionit publik zviceran “10vor10”, Parmelin planifikon që misionin Swisscoy ta vazhdojë edhe për tri vite të tjera. Por, njëkohësisht ai synon reduktimin e ndjeshëm të numrit të ushtarëve në këtë mision, transmeton albinfo.ch. Qeveria Federale parashihet që nesër (e mërkurë) të marrë vendimin për ose kundër vazhdimit.
Aktualisht në misionin paqësor zviceran në Kosovë janë 235 ushtarë.
Misioni Swisscoy, fillimisht me 160 ushtarë, ishte miratuar në vitin 1999 nga parlamenti dhe qeveria e Zvicrës. Pastaj, në periudhën 2002-2012 numri i ushtarëve ishte shtuar për të mbërritur në numrin prej 235 sa janë sot. Swisscoy i kushton Zvicrës 44 milionë franga në vit, përcjell albinfo.ch. Aktualisht ky mision është përgjegjës para së gjithash për detyra transporti dhe logjistikë në kuadër të Kfor-it. Veç kësaj, ekipet e ashtuquajtur “Monitoring-Teams” zhvillojnë dialog me popullsinë lokale dhe me autoritetet.
Situata politike në Kosovë 17 vjet pas luftës është stabilizuar. Për këtë arsye Kfor-i ka reduktuar numrin e ushtarëve nga 50.000 sa i ka pasur, në rreth 5000. Ndërsa për vitet në vijim parashihet që ky numër të ulet në 2500!
Duket se duke e ndjekur këtë trend, Zvicra për herë të parë që nga ngritja e këtij misioni do të ulë numrin e ushtarëve. Ministri Parmelin synon që qeverinë dhe parlamentin t`i bindë që këtë numër ta zvogëlojë në dy hapa, gradualisht, në 165 ushtarë. Por ndërkohë, ai synon ta sigurojë vazhdimin e Swisscoy-t edhe për tri vjet, transmeton albinfo.ch. Mirëpo për partinë e tij, SVP-në kjo gjë duket e tepruar. Deputeti i kësaj partie i cili merret me politikë të sigurisë thotë për “10vor10” se “Misioni i Ushtrisë së Zvicrës në Kosovë duhet të përmbyllet në fund të vitit 2018”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












