Sport
Sadiku në një fushatë për tolerancën fetare
“Do të doja që të gjithë besimtarët e ndryshëm të mos kemi urrejtje për njëri-tjetrin. Jemi një, jemi të gjithë shqiptarë. Na bashkon një tokë, që është Shqipëria”, ka thënë Sadiku
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka hyrë në histori të kuqezinjve, pasi shënoi golin e vetëm në Kampionatin Evropian në Francë, shkruan albinfo.ch.
Tani Sadiku është përfshirë në një fushatë për tolerancën fetare në Shqipëri. Fushata “Unë jam njësoj si ti” është kundër urrejtjes dhe ekstremizmit mes shqiptarëve.
“Do të doja që të gjithë besimtarët e ndryshëm të mos kemi urrejtje për njëri-tjetrin. Jemi një, jemi të gjithë shqiptarë. Na bashkon një tokë, që është Shqipëria”, ishte fjalët e Sadikut.
Sadiku pas një kohe të gjatë është rikthyer në fushat e gjelbra, derisa pritet të ndihmojë kuqezinjtë në eliminatoret e Botërorit ‘Rusi 2018’.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










