albinfo.ch
Fun
Misset shqiptare mahnitin edhe mediat zvicerane
Njëzet e pesë bukuroshe nga të gjitha trevat dhe diaspora shqiptare janë mbledhur në Zvicër, ku njëra ndër to do të stoliset me çmimin “Miss shqiptarja në botë”. Gjatë këtyre ditëve ato janë duke u marrë me aktivitete dhe fotosesione të ndryshme. Ky spektakël i cili është i organizuar nga “Gecjan Grup” dhe “Rinora 4”, do të mbahet të premtën në diskotekën më të njohur shqiptare në Cyrih, “Rinora 4”, njofton “albinfo.ch”.
Bukuria e vajzave shqiptare nuk u ka shpëtuar pa u vënë re as nga mediat zvicerane. Gazeta “Luzernerzeitung” ka takuar vajzat në majën e Alpeve Pilatus në afërsi të Lucernit të Zvicrës derisa ato ishin duke bërë fotosesione të ndryshme nga fotografi i njohur në Prishtinë, Avni Selmani.
“Pilatusi ka mirëpritur kandidatet për “Miss shqiptarja. Foto janë xhiruar në Pilatuskulm”, shkruan gazeta zvicerane e cila bën një xhirim rreth një minutë me vajzat dhe producentin e këtij spektakli, Ilir Gecin.
albinfo.ch është sponzor medial i këtij spektakli të bukurisë që do të mbahet në Cyrih.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira


















