Kultura
Filmi ‘Babai’ shfaqet në kryeqytetin e Maltës
Visar Morina e ka shkruar skenarin dhe është drejtor i filmit i cili ka fituar edhe shumë çmime në Festivalet e ndryshme të filmit
Filmi kosovar ‘Babai’ po vazhdon me suksese në kinematë botërore. Ai po shfaqet edhe në Valletta të Maltës, shkruan ‘timesofmalta.com’.
Në këtë film shfaqet Nori 10-vjeçar dhe babai i tij, Gëzimi, të cilët e fitojnë bukën duke shitur cigare në vitet 1990. Gëzimi dëshiron të largohet, por pa Norin. Megjithatë, vogëlushi nuk do të ndalet nga asgjë për të takuar babain pa marrë parasysh edhe rreziqet e mëdha, përcjell albinfo.ch.
Visar Morina e ka shkruar skenarin dhe është drejtor i filmit, derisa ka fituar edhe shumë çmime në Festivalet e ndryshme të filmit.
Filmi do të jepet në gjuhën origjinale me përkthim anglisht.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










