E-Diaspora
Dënohet shqiptari që kishte ngritur parcela të kanabisit
Pjesë e grupit nën hetim ishin 22 persona, pesë prej të cilëve janë lënë të lirë. Hetuesit kanë zbuluar të paktën 11 plantacione me kanabis
Gjykata penale e Bruzhes në Belgjikë ka dënuar me 7 vite burg një shqiptar, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin me 10 vite burg, shkruajnë mediat lokale, transmeton albinfo.ch.
Shqiptari Driton K, akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, kishin ngritur parcela me kanabis.
Pjesë e grupit nën hetim ishin 22 persona, pesë prej të cilëve janë lënë të lirë. Hetuesit kanë zbuluar të paktën 11 plantacione me kanabis.
Plantacionet ishin ngritura në banesa të marra me qira, shumica prej të cilave në Bruksel, edhe por edhe në disa qendra të tjera si në Bredene dhe Antwerp.
Në total, përfitimet e drogës nëse do të shitej në tregun me pakicë ishin rreth 1 milion euro, ndërsa vlera e drogës është 300,000 euro.
Mediat belge shkruajnë se shqiptari ishte në kryer të piramidës, ndërsa një shqiptar tjetër Liridon L, ka vepruar si “krahu i djathtë” i tij. Ai është dënuar me 5 vite burg.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut











