Sport
Turniri tradicional i futbollit, Nion 2011
Në këtë turnir morën pjesë 23 ekipe me mbi 200 lojtarë dhe me një numër të konsiderueshëm të shikuesve të ardhur nga gjithë Zvicra Romane.
Sporti i futbollit është favorizon kontaktet direkte dhe tejkalon pengesat gjuhësore, etnike dhe kulturore. Në nivelin kolektiv, futbolli ndikon në socializimin dhe vepron si gjenerator i identitetit, duke bartur vlera sociale dhe vetëbesim.
Ndërsa në nivelin individual sporti i futbollit na paraqitet si një kontribuues i të mirës fizike që ndikon në fitimin e vetëbesimit, disiplinës njëherësh në rritjen e aftësive në komunikim dhe në marrje të vendimeve.
Sportistët tanë që mbrojnë ngjyrat zvicerane janë shembulli më i mirë për përmirësimin e imazhit të komunitetit shqiptar në Zvicër.
Pikë referimi edhe për gjeneratat e reja që forcën dhe dijen e tyre ta kanalizojnë në ngritje individuale dhe kolektive.
Ditë më parë në këtë frymë të sportdashjes, shoqata kulturore shqiptare në Nyon dhe rrethinë, në bashkëpunim me FK “Iliria” dhe shkollën shqipe të Nionit, organizuan turnir tradicional në futboll të vogël. Në këtë turnir morën pjesë 23 ekipe me mbi 200 lojtarë dhe me një numër të konsiderueshëm të shikuesve të ardhur nga gjithë Zvicra Romane.
Kjo platformë sportive është pjesë e organizimeve tradicionale me një qëllimin që çdo aktivitet në nivel lokal të kontribuojë në njohje, në promovim, në organizim më të mirëfilltë për gjithë komunitetin shqiptar jo vetëm në Nion në kantonin Vaud por për gjithë hapësirat shqiptare ku jeton komuniteti shqiptar në Zvicër.
Motoja e turnirit: Mendim global dhe reagimi lokal- ishte më se i qëlluar për natyrën e tij. Udhëheqësi i Shoqatës së Shqiptarëve të Nionit me rrethinë, Visar Qusaj theksin e motos e definon me lidhshmërinë në mes të organizimit lokal ku nevojat dhe mundësitë janë të njohura dhe ku rezultatet shihen shumë shpejtë për komunitetin tonë.
Organizimi i këtij turniri kontribuoi në njohjen e ekipeve, në fitim përvoje më të madhe etj. Ndërsa vlen të përmendet fakti se të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ekipet pjesëmarrëse dhe nga shitja e ushqimeve në stendë, i dedikohen Shkollës shqipe të Nionit. Pra mesazhi është më së i qartë, shikimi nga brezat e rinj.
Turniri është mbuluar nga gazetat lokale. frankofone si La Cote, 24 heures e nga platforma e internetit për regjionin la Côte www. interculturel. ch
Fitues të turnirit:
Vendi i parë: “Garage 82 Iliri”, Gjenevë
Vendi i dytë: “2 Korriku”
Vendi i tretë: “FC Kosova”
Vendi i katërt: “Remniku”
Lojtari më i mirë: Faton Haziri i ekipit “2 korriku”
Portieri më i mirë: Lirim Shaqiri i ekipit “Garage 82 Iliri”
Ekipi fairplay: “Électricité 2020” Lausanne
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane











