Sport
Drita kërkon përkrahjen e bashkatdhetarëve me skuadrën zvicerane
Ndeshja do të zhvillohet sonte në palestrën “Forum Biwi” në Rossemaison dhe gjilanaset presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
Kampionia e Kosovës në volejboll (femrat), Drita nga Gjilani sonte do të ballafaqohet me skuadrën zvicerane, VFM Franches Montagnes, në kuadër të CEV Kupë, shkruan albinfo.ch.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Forum Biwi” në Rossemaison (Kantoni Jura) dhe gjilanaset presin përkrahjen e bashkatdhetarëve.
Me anë të rrjeteve sociale Klubi i Dritës iu ka bërë thirrje bashkëatdhtarëve për mbështetje në këtë ndeshje të rëndësishme, kurse sfida e kthimit do të zhvillohet më 22 dhjetor në Gjilan.
Skuadra gjilanase pretendon se është e gatshme për garat ndërkombëtare, derisa dominoi pa shumë problem në Kosovë.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not












