Fun
Në Credit Suisse Awards valon flamuri shqiptar
Këngëtari zviceran, Pascal Vonlathen, i njohur si Gustav ka kënduar edhe në gjuhën shqipe këngën "Tous ensemble" të përpunuar në 8 gjuhë.
Në eventin e televizionit zviceran „Credit Suisse Awards 2016“, ku shpallen sportistët e vitit e që ndjeket nga një numër jashtëzakonisht i madh i teleshikuesve zviceranë, ka valuar për disa sekonda, flamuri shqiptar gjatë intrepretimit të këngës „Tous Ensemble“.
Këngëtari zviceran, Pascal Vonlathen, i njohur si Gustav ka kënduar edhe në gjuhën shqipe këngën “Tous ensemble” të përpunuar në 8 gjuhë. Ndryshe kjo ka qenë kënga që Gustav ia ka kushtuar përfaqësueses zvicerane në Kampionatin Evropian të futbollit që është mbajtur sivjet në Francë.
Kohë më parë, Gustav në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Arjeta Zhuta, e ka përkthyer këtë këngë edhe në gjuhën shqipe, si shenjë mirënjohje e falënderimi për lojtarët si Shaqiri, Xhaka e të tjerë për kontributin e dhënë në avancimin e futbollit zviceran.
Kënga në gjuhën shqipe mban titullin „Të gjithë bashkë” dhe ju mund ta dëgjoni në kanalin e televizionit publik të Zvicrës duke klikuar nën adresen e shënuar:
Sportistët e vitit:
Marrë nga SF1 Televizioni zviceran
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë












