Sport
Zvicra e 11-ta, Kosova e Shqipëria në vend të njëjtë
Zvicra ka përmbyllur vitin 2016 në vendin e 11-të në botë në renditjen e FIFA, kurse Shqipëria në atë të 49-të. Kosova është në vendin e 165-të
Përfaqësuesja e Zvicrës që ka gjashtë shqiptarë në radhët e saj (Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Shani Tarashaj) zë vendin e 11-të me 1129 pikë në renditjen e FIFA-s për muajin dhjetor dhe njëkohësisht në këtë vend përfundon vitin 2016, shkruan albinfo.ch.
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ndryshuar pozitat në ranglistën e re të publikuar nga FIFA. Kosova mbetet në pozitën e 165-të derisa Shqipëria mbetet e 49-ta.
Ndryshime nuk ka as në pozitat e para të kësaj rangliste. Në pozitën e parë mbetet Argjentina, ndërsa pas saj është Brazili. Pozita e tretë i takon Gjermanisë e ndjekur nga Kili. Top pesëshen e mbyll Belgjika.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













