Fun
Pesë shqiptarë në garë për “Mister Zvicra Frankofone 2017”
Të kujtojmë se në spektaklin e fundit, titullin “Mister Zvicra Frankofone” e pat fituar djaloshi shqiptar, Betim Morina i cili përfaqësoi Zvicrën në “Mister Bota 2016”
Djemtë shqiptarë kanë “pushtuar” spektaklin e bukurisë “Miss & Mister Zvicra Frankofone”. Në mesin e 28 kandidatëve për garën e “Mister Zvicra”, pesë janë shqiptarë. Alburim Nuredini (19), Bear Sulejmani (21), Diamant Bega (22), Getuard Morina (22) dhe Shyqri Qaperllaku (19) vjeçar, janë duke garuar për çmimin “Mister Zvicra Frankofone 2017”, raporton “albinfo.ch”.
Seleksioni i finalistëve do të mbahet nga data 20 deri me 28 janar në qytete të ndryshme të Zvicrës, në pjesën frankofone. Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur data e finales së këtij spektakli.
Sa i përket kandidatëve për femra, në listë të konkurrimit për këtë vit nuk është asnjë vajzë shqiptare.
Të kujtojmë se në spektaklin e fundit, titullin “Mister Zvicra Frankofone” e pat fituar djaloshi shqiptar, Betim Morina i cili përfaqësoi Zvicrën në “Mister Bota 2016”.
Të gjithë ata që dëshirojnë të i përkrahin djelmoshat shqiptarë, mund të votojnë duke klikuar në këtë faqe:
http://www.misssuissefrancophone.ch/mmsf/sites/mmsf/FR/1/group/list/2017-demi-finale-ge-vd
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë
















