E-Diaspora
15 mijë refugjatë janë kthyer vullnetarisht nga Gjermania në Shqipëri
Duhet pasur parasysh se një familje prej pesë anëtarësh nëse kthehet vullnetarisht, “shpërblehet” me 4200 euro, që i jepen krahas ndihmës bazë
Me 55 mijë persona që e kanë lëshuar vullnetarisht Gjermaninë gjatë këtij viti, është arritur numri më i madh i kësaj kategorie që nuk është regjistruar që prej 16 vitesh. Kthimi vullnetar është bërë edhe në bazë të joshjes financiare që ka bërë shteti gjerman për të kthyerit.
Siç shkruan “Süddeutsche Zeitung”, duke iu referuar një vlerësimi të bërë nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), kthimi i detyruar (me dëbim) ka qenë më shumë se përgjysmë më i vogël se ai vullnetar. Vetëm rreth 25 mijë refugjatë i ka kthyer me dhunë shteti gjatë vitit 2016 në vendet e tyre të prejardhjes.
Ndërkaq është interesante se numri me distancë më i madh i të kthyerve në mënyrë vullnetare është ai i shtetasve shqiptarë, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për 15 mijë persona nga Shqipëria të cilët e kanë shfrytëzuar këtë mundësi kthimi të mbështetur materialisht. Në Kosovë, Irak dhe në Serbi në këtë mënyrë janë kthyer nga 5000 shtetas të vendeve përkatëse.
Kur jemi te ballkanasit, shkruan gazeta, ata, duke mos pasur pothuajse fare shanse për të fituar azilin, kanë preferuar të mos e presin dëbimin dhe kanë përfituar nga ndihma për kthim vullnetar.
Duhet pasur parasysh se një familje prej pesë anëtarësh nëse kthehet vullnetarisht, “shpërblehet” me 4200 euro, që i jepen krahas ndihmës bazë, përcjell albinfo.ch
Stimulimi në fjalë, që mendohet si një “ndihmë për startim” ndryshon varësisht nga vendi ku kthehen refugjatët dhe mosha e fëmijëve të tyr. Ai mund të sillet në mes të 1000 dhe 3000 euro.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











