Sport
Mehmeti e shpie FC Zurich një raund më tej
Ekipi i FCZ gjendet në raundin e ardhshëm kualifikues të Ligës së kampionëve evropianë. Më tepër se 70 minuta, FCZ ishte në numër më të madh dhe fituan ndeshjen ndaj ekipit të Standard Liege duke i falënderuar golit të shënuar nga sulmuesi shqiptar për rezultatin përfundimtar 1:0.
Ekipi i FC Zürich, në ndeshjen kthyese të Ligës së kampionëve evropianë, ka treguar një lojë shumë më të mirë se sa në ndeshjen e parë duke mposhtur kampionin bel Standard Liege. Në 20 minutat e para nuk kishte ndonjë rrezik për të shënuar, por ekipi luante me kujdes të dukshëm.
Momenti kyç i ndeshjes ndodhi në minutën 21`depërtoi nëpër tërë mbrojtjen e ekipit kundërshtar dhe më në fund u ndalua me lojë të palejuar nga futbollisti Yoni Buyens. Penallti dhe karton të kuq për futbollistin belg, një vendim i ashpër dhe vendimtar për ndeshjen.
Penalltinë, sipas një rregulli të pashkruar e gjuajti vet Admiri, por portieri mysafir arriti ta mbrojë atë. Epërsia e FCZ ishte se ekipi i Standardit është dashur të luajë për plot 70 minuta me një lojtar më pak.
Që nga ky moment, FCZ i mori penjtë në duar të veta dhe me kombinime të shumtë, dëshmoi një lojë të kujdesshme dhe kualitative. Nga ekipi kundërshtar nuk u vërejt më pothuajse asgjë dhe portieri zviceran praktikisht ishte i “papunë”.
Në minutën 58`, Mehmedi e korrigjoi gabimin e tij dhe shënoi një gol të mrekullueshëm, duke vendosur rezultatin përfundimtar. Tashmë, ekipi i FCZ duhet të llogarisë një ndeshje me njërin nga ekipet e mëdha të Bayern München, Arsenal London apo Olympique Lyon. Shorti pritet të tërhiqet të premten në ora 12.00.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë









