Integrimi
20 vjet më pas fillon procesi kundër vrasësit të shqiptarit
Tre kurdë kishin hyrë në një lokal dhe kishin qëlluar pa paralajmërim, duke vrarë një shqiptar dhe një tjetër ishte plagosur. Kurdi Mesut Y. tani rrezikon të dënohet me dhjetë vjet
Ka filluar procesi gjyqësor kundër Mesut Y. Ai në moshën 17 vjeçare kishte vrarë një shqiptar dhe kishte plagosur një tjetër. Ngjarja kishte ndodhur në Hanover të Gjermanisë më 1997, shkruan ‘Bild.de’.
Tre persona kishte hyrë në një shitore të akullores ku kishin sulmuar shqiptarët. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur si përleshje mes bandave kurde dhe shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Tani 20 vjet pas krimit, ai përballet me gjyqin, derisa kur kishte kryer këtë akt kishte 17 vjet e 11 muaj.
Në fundin e viteve ’90-ta ishte ndezur një luftë e dhunshme për pushtet në mes kurdëve dhe shqiptarëve, që kishte lidhje me drogë dhe prostitucion.
Ata kishin qëlluar në lokal pa paralajmërim, derisa kishte edhe nëna me fëmijë. Shqiptari nga Kosova 22-vjeçar kishte vdekur, derisa 18-vjeçari mbijetoi.
Për këtë u akuzuan tre burra: Veysi S. (46), ai është në arrati, Etem U. (40), i dënuar në vitin 2001 me gjashtë vjet burgim dhe Mesut Y., i cili u arrestua në fundin e vitit 2015 në Bullgaria dhe akuzohet për vrasje dhe tentim vrasje. Ai mund të dënohet me dhjetë vjet.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













