E-Diaspora
Flet djaloshi shqiptar nga Vjena që i mbijetoj atentatit në Stamboll
Ekskluzivisht për “albinfo.ch”, Mërgim Shabani tregon për tmerrin që ka parë më sytë e tij. “Kam lindur për herë të dytë.”, thotë ai.
Në natën e përgjakshme të atentatit që ndodhi natën e Vitit të Ri në Stamboll, ishte edhe Mërgim Shabani. Djaloshi 26 vjeçar nga Kosova i cili jeton në Vjenë të Austrisë së bashku me një shok të tij nga Vjena dhe dy shokë të tjerë kishin vendosur që ndërrimin e motmoteve ta kalonin në një nga “Launch club” -et më të famshme në Stamboll. Ata kishin fat dhe shpëtuan gjallë, ndonëse njëri prej tyre mori plagë të lehta.
Ekskluzivisht për “albinfo.ch”, Mërgim Shabani tregon për tmerrin që ka parë më sytë e tij. “Jam lindur për të dytën herë”, thotë ai.
albinfo.ch: Dy javë më parë kur ndodhi atentati në Stamboll ju së bashku me disa shokë tuaj ishit pikërisht në atë “Launch club”. Si ndodhi ngjarja?
E vërtet. Përkundër që ishim të vetëdijshëm për situatën jo të qetë në Turqi, së bashku me një shok timin nga Vjena vendosëm që të fluturojmë për në Stamboll për të pritur Vitin e Ri. Atje u takuam edhe me një shok nga Amerika dhe më një tjetër nga Dubai. Ishim saktësisht në clubin “Reina” ku edhe ndodhi atentati dhe tmerri nga një person i tërbuar. Në këtë “club” shkuam diku rreth orës 23.00. Ishte një atmosferë shumë e mirë dhe kishte shumë të rinj. Ishim të vendosur në mes të lokalit. Afërisht rreth orës 01.15 minuta pas mesnate, papritmas kemi dëgjuar krismat e automatikut.
albinfo.ch: Çfarë menduat në atë moment?
Menduam se është një sulm terrorist, gjuajtjet ishin të pandalshme. Njerëzit vetëm bërtisnin dhe nuk dinin kah të ia mbanin…
albinfo.ch: Si vepruat ju?
Të gjithë ishin të trishtuar, nuk dinin si të vepronin. Kërkonin vetëm si të fshehën diku apo të dilnin jashtë. Për pak minuta kemi qëndruar të fshehur pas një tavoline. Kishim frikë të ngrihemi sepse mos po na qëllon sërish. Pastaj kemi provuar për të dal jashtë.
albinfo.ch: A u lëndua dikush nga ju?
Me shokun nga Amerika filluam të iknim, por gjatë ikjes fatkeqësisht ai u qëllua, megjithatë plaga nuk ishte aq e rëndë sa që mos të mund të iknim.
albinfo.ch: Si e përjetuat këtë situatë?
Ishte një tmerr i vërtet. E kemi parë vdekjen me sy. Jemi lindur për të dytën herë. Ishte thjeshtë si në film. Gjatë ikjes për të dal jashtë kemi parë shumë persona të shtrirë për tokë dhe nuk e dinim a janë gjallë apo të vdekur.
albinfo.ch: Ku u strehuat?
Pas 10-15 minutave erdhën forca të mëdha të policisë. Na kanë strehuar në një kafeteri aty afër club-it. Atyre që kanë qenë të lënduar shumë, janë transferuar për në spital, ne të tjerët na kanë kërkuar se nga jemi, me çfarë merremi dhe pse kemi qenë në këtë pjesë të shtrenjtë të Stambollit.
albinfo.ch: Me çfarë merreni ju në Vjenë?
Unë jam student, por vijë nga një familje intelektuale nga Kosova. Jetojmë prej shumë vitesh në Austri dhe jemi të integruar shumë mirë. Në kohën e lirë merrem me futboll, modelim dhe udhëtime.
albinfo.ch: Tash që jeni kthyer shëndosh në Vjenë, a do të udhëtoni sërish për në Turqi?
Jo vetëm që për një kohë nuk do të udhëtoj por, as nuk do të ia preferoj dikujt tjetër të shkonte atje. Shteti turk duhet të bëj shumë e më shumë për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve.
albinfo.ch: Diçka që nuk e thamë gjatë intervistës?
Dua vetëm një gjë të ua them gjithë shqiptarëve. Të distancohen nga gjërat jo njerëzore dhe të liga, ta mbrojmë kombin tonë, ndërsa religjionin të jetë çështje personale e secilit.
Arben Gjinaj
Fotot, jane nga nata e Vitit te Ri ne Stamboll, përkatësisht në klubin ku ndodhi edhe atentati.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen Rreth orës 3:00 të mëngjesit, një banor raportoi në polici se kishte vënë re një person... -
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran ta dëshmoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Cyrih: Shoferi falet para autobusit, ngjarja ka ngjallur diskutime -
Problemi i vërtetë i shkallës së lindjeve në Zvicër do të ishte heqja dorë nga fëmija i tretë














