CH-Ballkani
Reagime të ashpra nga Prishtina për trenin rus
Liderët politikë në Kosovë kanë reaguar se ky tren assesi nuk bën që të hyjë në Kosovë dhe të ndalohet, pasi do të shkelte edhe sovranitetin e Kosovës
Treni që është nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës, përbën provokim për Prishtinën nga pala serbe. Ky tren ka shumë mbishkrime provokative, madje edhe “Kosova është Serbi”, shkruan albinfo.ch.
Liderët politikë në Kosovë kanë reaguar se ky tren assesi nuk bën që të hyjë në Kosovë dhe të ndalohet, pasi do të shkelte edhe sovranitetin e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ky tren duhet të ndalohet. “Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”, ka thënë Thaçi.
Lideri i AKR-së, Beget Pacolli, ka thënë se duhet të ndërpriten bisedimet me Serbinë. “Kryeministër reago! Pezulloje dialogun me Serbinë. Serbisë i duhet dhënë leksion. I duhet dhënë leksion shtetëror për të gjitha veprimet që bën karshi Republikës së Kosovës. Muri, treni, fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës janë vetëm disa nga arsyet pse kryeministri i Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë vendimin për pezullimin e dialogut”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.
Lëvizja për Bashkim është e bindur se treni që është nisur nga Beogradi në Mitrovicë nuk do të ndalet. “Sot ajo edhe praktikisht e ka nisur qarkullimin e trenave në këtë pjesë të Kosovës. I gjithë opinioni shqiptar është i shqetësuar dhe plot pezëm. Në të njëjtën kohë të gjithë i ka kapluar një gjendje stepjeje dhe pamundësie për t’u kundërpërgjigjur. Edhe qytetarët, edhe institucionet, edhe të gjitha partitë politike e madje edhe shoqëria civile të vetmen formë të reagimit e kanë ofshamën, sharjet e fajësimin e njëri-tjetrit për këtë gjendje”, thuhet në njoftimin për media të LB-së.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, është e bindur se nuk mund të pritet heqja e murit dhe ndalimi i trenit nga një Qeveri që është e nënshtruar karshi Serbisë. “Në fakt është e njëjta që ka ndihmuar Serbinë në realizimin e këtyre projekteve që kanë për qëllim ndërhyrjen në sovranitet dhe ndarjen e vendit, ngjashëm po vepron edhe me ‘Zajednicen’”, ka shkruar Haxhiu.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













