Buhler:Aksioni i policisë në veri nuk ishte i gabuar
Erhard Buhler, ka thënë se KFOR-i ka vënë pika kontrolli në rrugët alternative të cilat ishin edhe kalime jozyrtare në veriun e Kosovës
Për “Radio Kontakt Plus”, ai ka theksuar se pikat e kontrollit janë vënë ditët e fundit, se makinat kontrollohen në kërkim të armëve.
Ai ka deklaruar se me ushtrinë e Serbisë dhe UNMIK-un do të duhet të merren vesh se si do të kontrollohen në të ardhmen këto kalime.
“Meqë tash përmes pikave Jarinjes dhe Bërnjakut është i pamundur kontrabandimi, nuk do të lejojmë që për këtë të përdoren rrugët alternative”, ka thënë Buhler.
Ai ka shtuar se marrja e pikave kufitare në veri nga ana e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, ka qenë “veprim i njëanshëm”, meqë për këtë aksion është njoftuar tek atëherë kur është nisur policia.
“Por, nuk dua të them se ka qenë veprim i gabuar”, ka thënë Buhler, duke i akuzuar pjesëtarët e “grupeve radikale nga veriu i Mitrovicës dhe Zveçani”.Gjithashtu ai ka bërë të ditur se EULEX po bën hetime, se dihen emrat e të dyshuarve dhe se po priten rezultate.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune










