Kultura
Besarti, talenti i ri kosovar në Gjermani
Talenti kosovar që jeton në Gjermani, Besart Morina me 14 vjetët e tij është bërë hit në youtube
Quhet Besart Morina, ka vetëm 14 vjet dhe në Gjermani konsiderohet si njëri prej këngëtarëve të rinj më të mirë.
Për videot e tij në youtube.com ai merr lëvdata të mëdha dhe thuhet se do të jetë një yll në Gjermani , shkruan “Express”.
E tëra kishte filluar kur ai ishte njohur me kompozitorin dhe aranzhuesin e këngëve Vichy Ratey, i cili ia kishte miksuar atij këngët “Do it Like e Dude”, që këndohet nga këngëtarja Jassie J dhe këngën “Down” të Jay Sean.
“Ratey i ka punuar edhe miksimin e këngëve por edhe videot e tyre”, thotë për Express Besarti, i cili nuk ka më shumë së 14 vjet.
Tani ai thotë se është duke e punuar një këngë të tij origjinale, prapë me Ratey. “Ai është duke e punuar një këngë që është edhe rap, si dhe do ta bëj edhe një imitim dhe xhirim të një këngë të një këngëtari tjetër”.
Morina thotë se e ka njoftuar Ratey’in në Facebook ku edhe kishte lindur bashkëpunimi.
“Ai me tha se e kam zërin shumë të mirë dhe me ftoj në studion e tij ku nuk vonuam shumë dhe ben miksimin e imitimit të këngës së Jessie J”.
Për Vichy Ratey në Gjermani thuhet se është muzikanti më interesant. Ai ka zbuluar disa këngëtarë në youtube.com, përderisa Besarti është njëri prej tyre.
Por, nuk është vetëm Ratey që e lëvdon Besartin. Ai ka marrë një numër të madh të lëvdatave edhe nga mësuesit e tij të muzikës në shkollë. “Ata vazhdimisht më shtynë që të merrem me muzikë, ndërkaq pasi të bëj 16 vjet besoj se do të konkurroj në shoun që ka konkurruar edhe Ardian Bujupi”.
Shumica e këngëve që ka bërë deri me tani Besarti janë lansuar në youtube dhe komentet për të janë shumë interesante.
Shumica e komentuesve e lëvdojnë Besartin për zërin e tij dhe nga lagja e tij në Gjermani konsiderojnë se ai mund të jetë një yll i së ardhmes.
Ndryshe, Besarti thotë se së pari ia ka nisur të këndojë para shokëve të tij, të cilët vazhdimisht i thonë atij që të merret me muzikë.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













