Sport

Shaqiri në top dhjetëshin e talenteve të botës

World Football në top dhjetëshen e parë ka renditur në mesin  e talenteve më të mëdhenj në botë talentin kosovar Xherdan Shaqiri.

Futbollisti kosovar që luan për Baselin e Zvicrës është renditur në vendin e gjashtë të ranglistës.

Në bazë të një raporti të World Football që ka për qëllim renditjen e talenteve më të mëdhenj të botës, Jack Wilshere i Arsenalit është talenti që premton më së shumti në botën e futbollit.

Braziliani i Santosit, Neymar renditet në vendin e dytë ndërsa talenti i Ajazit, danezi Christian Eriksen është i treti.

Pastaj vijnë me radhë: Josh Mc Eachran, Mario Gotze, Xherdan Shaqiri, Romero Lukaku, Phil Jones, Ryo Miyachi dhe Philipe Coutinho.

Ditë më parë, në natën e 14-të  të futbollit zviceran, Xherdan Shaqiri ishte kurorëzuar edhe me çmimin futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër.