Jeta në Zvicër
Më 1 shkurt testohen sirenat e alarmit në Zvicër
Mos bëni panik nëse sot papritmas do të dëgjoni sirenat e alarmit, ngase është vetëm test i rregullt vjetor. Më një shkurt, nga ora 13:30 në tërë Zvicrën do të testohet alarm i përgjithshëm.
Rreth 5.000 stacione sirenash dhe rreth 2200 sirena mobile alarmi do të testohen për gatishmërinë e tyre operacionale, transmeton albinfo.ch.
Nëse është e nevojshme, testi i sirenave mund të vazhdohet deri në orën 14.
Alarmi i përgjithshëm aktivizohet në raste emergjente nga rreziqet e përgjithshme të radioaktivitetit apo të katastrofave natyrore. Në raste të tilla qytetarët duhet t’i kthehen radios për të marrë udhëzimet e autoriteteve.
Zvicra ka një rrjet prej 7800 sirenash alarmi. Zyra Federale për Mbrojtjen Civile ka nisur që nga viti 2009 një projekt të pajisjes me sistemin e ri “Polyalert”.
Duke iu falënderuar këtij sistemi mund të dërgoni alarmin nëpërmjet thirrjeve dhe SMS nga telefonat celularë.
Përveç kësaj, mund të alarmoheni edhe në trena dhe autobusë. Nga fundi i 2012-s, rreth 500 sirena alarami të sistemit të ri do të instalohen në kantonet Glarus, Valais, Fribourg, Bernë, Neuchâtel-it dhe Jura. Ndërsa deri në fund të vitit 2015 do të pajiset edhe pjesa tjetër e Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës Viti i ri sjell një mori ndryshimesh në Zvicër, duke përfshirë prime më të larta të... -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore














