Jeta në Zvicër
Zvicra mbetet prapa me natyralizimin e të huajve
Në vitin 2014,raportohet për 32'836 natyralizime, dhe Zvicra renditet e 7 në mesin e të gjitha 32 vendet e BE-së dhe EFTA-s
Të huajt e brezin e tretë duhet të marrin më lehtë pasaportën e kuqe, por për këtë do të vendosin zviceranët më 12 shkurt. Nëse votohet në referendum, pengesat e shtetësisë do të tejkalohen për rreth 28.000 të huaj të gjeneratës së tretë, të cilët e kanë së paku njërin gjysh/gjyshe të lindur në Zvicër ose që ka pasur leje qëndrimi në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Por në një krahasim evropian Zvicra mbetet prapa sa i përket natyralizimit të të huajve. Në vitin 2014, raportohet për 32’836 natyralizime, dhe Zvicra renditet e 7 në mesin e të gjitha 32 vendet e BE-së dhe EFTA-s. Sipas statistikave që sjell 20 min nga Eurostat, Zvicra figuron prapa vendeve populiste të Spanjës, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Suedisë. Të huajt janë natyralizuar pak në Sllovaki (234), Lituani (183) dhe Lihtenshtajn (114).
Vitin e kaluar, sipas statistikave të Sekretariatit të Shtetit për Migrim, 42’934 persona janë bërë zviceranë. Italianët, gjermanët dhe portugezët ishin ata që më së shumti morën pasaportën zvicerane.
Nëse numri i natyralizimeve llogaritet në përpjesëtim me popullsinë e përgjithshme, shkalla në Zvicër është dy herë më e lartë se në mesataren e BE. Kjo nuk është befasuese: Zvicra ka një përqindje mbi mesataren e të huajve. Dhe ku ka shumë të huaj, më shumë njerëz do të tentojnë të luftojnë për të drejtat civile. Shkalla më e lartë është në Luksemburg, e ndjekur nga Irlanda, Suedia dhe Spanja.
Mesatarja e BE-së!
6 në mesin e 100 të huajve kanë marrë shtetësinë në Suedi në vitin 2014. Në Lihtenshtajn, Estoni, Lituani, Austri, Letoni dhe Sllovaki, më pak se një në çdo njëqind të huaj marrin shtetësinë në vit.
Për përkrahësit e natyralizimit të lehtësuar, shifrat tregojnë se Kodi Civil zviceran është shumë i rreptë. Kërkesat ligjore për natyralizim në procedurën e zakonshme janë shumë të ndryshme në vende të ndryshme dhe për këtë arsye vështirë mund të krahasohen. Edhe në Zvicër ka dallime të mëdha në mes kantoneve dhe komunave sa i përket natyralizimit. Për shembull, një i huaj duhet të ketë jetuar në kantonin St. Gallen për tetë vjet për të përmbushur kërkesat e natyralizimit. Në kantonin e Bernës, nga ana tjetër, dy vjet janë të mjaftueshme, shkruan albinfo.ch.
Një numër i vendeve evropiane janë të njohur me një rregullore të veçantë për brezin e tretë: sipas një sondazhi nga institucionet evropiane të arsimit të lartë: Belgjika, Franca, Greqia, Holanda, Luksemburgu, Portugalia dhe Spanja.
Disa vende nuk lejojnë shtetësi të dyfishtë, një kërkesë që në Zvicër është ngritur nga SVP-ja. Për shembull, shtetësia e vjetër duhet të dorëzohet nëse bëheni qytetar i Norvegjisë, Estonisë, Austrisë apo Holandës.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen Rreth orës 3:00 të mëngjesit, një banor raportoi në polici se kishte vënë re një person... -
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran ta dëshmoni se nuk keni probleme me borxhet? -
Cyrih: Shoferi falet para autobusit, ngjarja ka ngjallur diskutime -
Problemi i vërtetë i shkallës së lindjeve në Zvicër do të ishte heqja dorë nga fëmija i tretë














