Sport
Granit Xhaka, mesfushor ofenziv i Zvicrës
Granit Xhaka pritet të paraqitet për Zvicrën të martën, më 6 shtator, në ndeshjen me Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve "Euro 2012"
18-vjeçari fundjavën e kaluar u kthye nga lëndimi i gjurit që e mbajti jashtë fushës së blertë për një muaj e gjysmë. Ai ende nuk është plotësisht i gatshëm fizikisht, por, sipas mediumeve zvicerane, kjo nuk pritet ta pengojë përzgjedhësin Ottmar Hitzfeld që talentin kosovar ta angazhoj në përbërjen bazë. Kundër Bullgarisë, Hitzfeld pritet të startojë me vetëm një sulmues, por me mesfushë të përforcuar. Xhaka do të jetë mesfushor ofenziv, ndërsa Xherdan Shaqiri pritet të luajë në krahun e majtë. Në mesfushë para mbrojtjes do të paraqitet Blerim Xhemajli, ndërsa sulmuesi Admir Mehmedi ndeshjen pritet ta nisë nga stoli. ”Kam humbur shumë stërvitje dhe fizikisht ende nuk jam i gatshëm”, ka thënë Granit Xhaka për gazetën zvicerane Blick. Ai të dielen luajti nga minuta e 80-të për Baselin që fitoi 2:1 kundër Thunit. Xhaka për Zvicrën ka luajtur vetëm një herë. Debutoi në takimin kundër Anglisë të luajtur më 4 qershor në “Wembley” në kuadër të eliminatoreve për evropianin e vitit tjetër. Në atë ndeshje luajti 90 minuta, ndërsa fitoi besimin e përzgjedhësit Hitzfeld. Xhaka më herët ka luajtur edhe për U-21, U-19 e U-17 të Zvicrës. Me U-17 doli kampion bote, ndërsa me U-21 humbi në finale të evropianit. Bashkëlojtari i tij te Baseli, Xherdan Shaqiri deri më tani për Zvicrën ka luajtur 12 herë, ndërsa ka shënuar një gol. Xhemajli që është pjesë e Napolit ka 14 paraqitje, ndërsa sulmuesi i Zuerichut, Mehmedi ka luajtur dy herë. Edhe ai ka debutuar në takim me Anglinë.
Zvicra është pjesë e grupit G eliminator. Në pesë ndeshje ka mbledhur vetëm pesë pikë. Ndeshjen me Bullgarinë e luan në Basel
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Forumi Ekonomik: Kostot e sigurisë vazhdojnë të rriten Në vitin 2025, shpenzimet pothuajse arritën tavanin prej 9 milionë frangash; një vizitë e mundshme e... -
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë











