Sport
Enis Alushi, incident në një diskotekë
Sipas kallëzimit penal, Alushi i ka fyer, sharë dhe kërcënuar dy vajzat, pasi që kolegu i tij Mosquera i kishte goditur ato me grushte
Futbollisti i bundesligës së dytë gjermane Enis Alushi, i njohur më shumë si i dashuri i futbollistes shumë të njohur Fatmire Bajramaj, duket se është implikuar së fundi në një incident jo të vogël. Alushi ishte në një diskotekë në Paderborn së bashku me ish kolegun e tij nga SC Paderborn të dielën që shkoi, kur shoku i tij i kishte rrahur dy vajza të moshës 21 dhe 25 vjeçare. Ndërkohë, është ngritur edhe kallëzimi penal ndaj të dyve.
Futbollisti shqiptar me këtë rast duket të ketë luajtur “rol dytësor”. Ai, sipas kallëzimit, të prezantuar për medie nga avokati i dy vajzave, dr. Jolmes,i ka fyer, sharë dhe kërcënuar dy vajzat pasi që kolegu i tij i kishte goditur ato me grushte. Avokati ka thënë se dy vajzat nuk i kanë njohur fare dy futbollistët e rinj por i kishin identifikuar më vonë, pasi kishin shfletuar librin me fotografi të skuadrës SC Paderborn.
Sipas tij, vajzat kanë pësuar lëndime serioze në fytyrë dhe vazhdojnë të jenë nën përkujdesje mjekësore.
Nga ana tjetër Enis Alushi i kundërshton deklarimet e avokatit. Ai thotë: “kjo është 99 për qind e pavërtetë. Unë jam përpjekur t`i ftoh gjakrat. Por, kur truprojat tashmë e kishin vënë situatën nën kontroll, vajzat vazhdonin të ndërsenin. Për këtë arsye unë kam kërkuar nga ato që të shporreshin”, shkruan Westfalen.blatt.de
Ndërsa avokati i vajzave thotë se si futbollistë, duhet tëjenë pikërisht ata që duhet të kujdesen për “fair play”. Nisur nga kjo, më e pakta që duhet të bëjnë Mosquera dhe Alushi është të kërkojnë falje.
Në anën tjetër Mosquera tashmë ka marrë dënimin nga skuadra e tij. Trajneri Schmidt e ka “lënë të lirë” atë.
Sipas gazetës, Enis Alushi edhe më parë, në tetor 2010 ka qenë i implikuar bashkë me një koleg të skuadrës në një incident të dhunshëm. Por, në mungesë provash, procedura ndaj tyre qe pezulluar.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland, mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje












