Sport
Bunjaku sërish aktual, “falë skuqjes” së kolegut të tij Pekhart
“Ngjyrosja” me karton të verdhë-të kuq e kolegut të tij, futbollistit çek të Fc Nürmnbergut Tomas Pekhart duket se do të shndërohet në shans për lojtarin shqiptar nga Zvicra, Albert Bunjakun.
Ai nuk i është gëzuar përjashtimit të bashkëlojtarit të tij nga lojët, por nganjëherë fati e do kështu. Me pushimin e detyruar të sulmuesit çek, Bunjakut i shtohen shanset për kthim në fushën e gjelbër.
Vetë Bunjaku, pas lëndimeve të njëpasnjëshme , për të ruajtur kondicionin, ishte angazhuar në ekipin amator të Nürnbergut. Por, për fat të keq, ai në një ndeshje për këtë skuadër ishte ndëshkuar me një karton të kuq, respektivisht me tri ndeshje moslojë.
Kështu, edhe pse në lojën e javës së kaluar të FC Nürnbergut trajneri e kishte futur në përbërje, Bunjaku ishte detyruar të abstenonte, për shkak të kartonit të kuq.
„Sigurisht, ishte diçka e marrë ajo që kam bërë. Nuk mundem t`ia sqaroj vetes se si ka mundur të ndodhte diçka e tillë”, thotë Bunjaku.
Por tashmë ka kaluar edhe kjo. Lojtari gjilanas ka vuajtur dënimin dhe këtë të shtunë ai është në dispozicion për ekipin e parë të Nürnbergut.
Ndeshja e fundit që ka luajtur Bunjaku për skuadrën e bundesligës ka qenë ajo e 11 shtatorit të vitit 2010 kundër Hamburger SV. Tash, pas një viti të kaluar me lëndime dhe mungesë loje, duket se futbollisti shqiptar ka dalë nga qarku i mbyllur ku ishte.
“Po ndjehem tepër mirë. Shikuar nga ana e përgatitjes fizike mendoj se do të isha në gjendje të luaja që nga fillimi i ndeshjes. Por për këtë vendos trajneri, ka thënë Bunjaku për gazetën.
Përkundër mungesës së konkurrentit të tij Pekhart, Bunjaku edne nuk e ka të sigurt vendin në formacionin e parë. Për pozicionin ku luan shqiptari, janë katër pretendentë. Por për Bunjakun vetë futja në konkurrencë, pas një vit pasiviteti dhe kur i rrezikohej e gjithë karriera, është një tregues se po i hapet perspektiva, shkruan “Nürnberger Zeitung”.
Në rast se do t`i jepet shansi të luajë këtë të shtunë kundër nënkampionit, FC Bremen, Bunjaku thotë se nuk frikësohet. “Bremeni ka pasur një statrt të mirë pon edhe ne po ashtu. Prandaj, nuk ka arsye për tù frikuar”.
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare Ceremonia e mirënjohjeve u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, me pjesëmarrjen e... -
Në Itali hapen aplikimet për tekstet shkollore të diasporës për vitin 2026–2027 -
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër Në raundin e dytë të aplikimeve janë shtuar katër kërkesa të reja, ndërsa një është tërhequr... -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët -
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën -
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt










