Sport
Shaqiri nuk ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon
Kjo do të jetë ndeshja e 15-të që Shaqiri do të mungojë këtë edicion në Premierligë, për shkak të lëndimeve dhe zgjedhjeve të trajnerit
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Middlesbrough që zhvillohet të shtunën, shkruan albinfo.ch.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Stoke City, Mark Hughes para kësaj ndeshje. “Ne nuk e kemi në dispozicion Shaqirin. Ai akoma nuk është stërvitur me ekipin, edhe pse është paraparë që të na bashkohet të premten, por ne mendojmë se ai ende nuk është gati për lojë”, ka thënë Hughes.
Kjo do të jetë ndeshja e 15-të që Shaqiri do të mungojë këtë edicion në Premierligë, për shkak të lëndimeve dhe zgjedhjeve të trajnerit.
Ai u transferua vitin e kaluar nga Interi për 15 milionë euro, derisa më parë ka luajtur për Bayernin dhe Baselin.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














