Shkurt.ch
Qeveria e Zvicrës shprehet për hetimin e “tregtisë me organe”
Calmy Rey: "Qeveria pret që të zbatohet rezoluta e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me tregtinë e dyshuar me organe"
Dhoma e kantoneve e Parlamentit Zviceran ia ka kaluar qeverisë sot një mocion të bëre më parë në Dhomën Federale, lidhur me të ashtuquajturin “trafikim të organeve” në Kosovë. Mocioni kërkon që Zvicra të angazhohet për hetimin e tregtisë së dyshuar me organe.
Me këtë rast, Micheline Calmy Rey, në cilësinë e ministres së jashtme, ka deklaruar se “Qeveria është pajtuar me hetimin. Ajo pret që të zbatohet në tërësi rezoluta e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me tregtinë e dyshuar me organe.
Qeveria po ashtu mbështet formimin e një task-force të formuar këtë muaj nga policia e Eulexit, e cila ka filluar hetimet.
Shkas për këtë mocion qe bërë raporti të cilin e kishte paraqitur senatori zviceran (deputet i dhomës kantonale) nga Tisina, Dick Marty, njoftojnë mediet zvicerane. Ai kishte ngritur akuza të rënda kundër ish udhëheqësve të UÇK-së, e cila, sipas tij kishte vrarë të burgosur serbë për t`i shitur pastaj organet e tyre.
Calmy-Rey, pas publikimit të raportit pati deklaruar se qeveria e Zvicrës kërkon një hetim të saktë të indiceve dhe të dëshmive të dëshmitarëve lidhur me çështjen. Qeveria mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë drejt një zbardhjeje të plotë të akuzave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura Kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër kanë shënuar sërish rritje gjatë vitit 2024, ndërsa vajzat dhe... -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër











