Sport
Futbollistja shqiptare fiton trofe me Zvicrën
Pasi është kualifikuar në Kampionatin Evropian për femra, Zvicra ka vazhduar me suksese, duke fituar trofeun ‘Cyprus Cup’, ku morën pjesë 12 skuadra. Pjesë e Zvicrës si gjithmonë ishte edhe futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili
Këto ditë janë mbajtur disa turne për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku kanë fituar trofe Franca, Spanja dhe Zvicra, shkruan ‘fifa.com’, përcjell albinfo.ch.
Pasi është kualifikuar në Kampionatin Evropian për femra, Zvicra ka vazhduar me suksese, duke fituar trofeun ‘Cyprus Cup’, ku morën pjesë 12 skuadra. Pjesë e Zvicrës si gjithmonë ishte edhe futbollistja shqiptare, Florijana Ismaili.
Në grupe kishin kundër Korenë e Italinë e barazuan me Belgjikën 2:2, siguruan për një vend në finale ku kanë mundur Republikën e Koresë dhe një gol i mjaftoi për të triumfuar 1:0.
Edhe Federata e futbollit zviceran ka përgëzuar vajzat për këtë sukses, ashtu si nuk munguan urimet për futbollisten shqiptare, që mori shumë mesazhe në rrjetet sociale.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse












