Shkurt.ch
Sa është paga më e lartë në Zvicër?
Pothuajse të gjitha profesionet këtë vit kanë mbetur pa rritjen e pagës minimale. Në vitin e pestë me radhë pagat nuk lëvizin në Zvicër. Këtë e tregon “Libri i rrogave” nga Zyra për Ekonomi dhe Punë e Kantonit të Cyrihut, të cilin e ka bërë publike “Sonntagszeitung”, përcjell albinfo.ch.
Ky libër tregon po ashtu se cilat profesione paguhen më së shumti, gjegjësisht cilat janë pagat bazë (minimale) të profesioneve përkatëse, në kategoritë e caktuar.
Sa fiton një pilot, një mësues apo një kamerier? Lista e pagave tregon se pagat minimale kanë ngecur në vend.
Automekaniku: Paga minimale në Zvicër është 4450 franga.
Asistent mjeku: Paga bazë është 7436 franga.
Oficeri i ushtrisë profesionale fiton 8142 franga, duhet të ketë një diplomë bachelor.
Kryemjekët, paga bazë e të cilëve është 12 824 franga (ata marrin edhe rrogën e 13-të).
Profesioni i diplomatit, gjegjësisht posti i shefit të misionit në shërbimin diplomatik dhe konsullor të Zvicrës. Personat me këtë profesion dhe këtë gradë paguhen së paku nga 13.474 franga në muaj.
Elektricistët marrin të paktën 4650 franga në muaj.
Udhëheqësit e trafikut ajror (me mbi 15 vjet përvojë pune me licencë) marrin nga 12 976 franga në muaj.
Punëtorët për turizëm marrin 4108 franga.
Gazetarët me 6434 franga janë nga fundi i kategorisë së profesioneve të paguara mirë, sipas Librit të Rrogave.
Shoferët e kamionit me kategorinë C marrin 4500 franga, sipas marrëveshjes.
Mësuesit prej klasës së 1 deri klasën e 3-të fitojnë në Kantonin Cyrih, në bazë të listës së pagave, të paktën 6981 franga.
Piloti fiton në Zvicra të paktën 8898 franga.
Polici ka një pagë prej 5512 CHF në muaj.
Punëtori social: Rekomandimi minimal për punonjësit socialë është 7285 franga për udhëheqësit e një ekipi prej tre vetash.
Stafi i shitjes: Të punësuarit me pakicë fitojnë në “Coop” dhe “Migros” rreth 4000 franga në muaj.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













