Si i biri, ashtu dhe babai!
Klaus Stöhlker, babai i Fidel Stöhlker-it, të njohur për fyerje të kosovarëve: "Atentati në Zug për dikë ishte lehtësues dhe fatlum!"
Klaus J. Stöhlker është babai i Fidel Stöhlker-it tashmë të famshëm në mesin e shqiptarëve të Zvicrës. Popullaritetin, ky i fundit e pati siguruar rreth dy muaj më parë, kur kosovarët i pati quajtur “popull inferior” dhe të padenjë.
Fideli ka trashëguar zanatin dhe ndërmarrjen për marketing nga babai i tij, Klaus-i, sot pensionist dhe “këshilltar kreativ” i tij. Por, tash duket që djali të ketë trashëguar nga babai edhe prirjen për cinizëm pa shije dhe për fyerje.
Gazeta “Tages Anzeiger” shkruan sot për një skandal që ka bërë Stöhlker senior. Dhjetë vjet pas atentatit që një i çmendur pati kryer në Parlamentin Kantonal të Zug-ut, me ç`rast pati vrarë 14 politikanë dhe veten, Klaus Stöhlker shkruan pak a shumë kështu: “Atentati në Zug ishte i dhimbshëm, por për dikë edhe lehtësues, fatlum!”.
Këtë e “arsyeton” me fjalinë “spirituoze” në vijim: “një mik imi i mirë pati humbur në këtë atentat bashkëshorten me të cilën ishte në luftë për shkurorëzim…”.
Të pyetur rreth kësaj, shumë nga politikanët e Zugut, të tillë që kanë pësuar nga atentati dhe të tjerë, e quajnë jashtë çdo kriteri njerëzor “batutën” e pensionistit Stöhlker. Ata thonë se është skandaloze për një njeri që publikisht të shprehet në mënyrë kaq të pashpirtë kundrejt një ngjarjeje me dimensione kaq tragjike çfarë ishte masakra e bërë para dhjetë vitesh në parlamentin e kantonit të Zugut.
E-Diaspora
-
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” Performanca e “Spice Up Your Life” rikthen magjinë e viteve ’90 dhe pushton rrjetin me reagime... -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën
Jeta në Zvicër
-
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat Parlamentarët e kantonit të Bernës miratuan një mocion që kërkon të mundësojë klasat dygjuhëshe në të... -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja













