Shkurt.ch
EKR përshëndet, SVP kritikon vendimin mbi “kosovarët therës”
"Kufiri i lirisë së shprehjes arrihet në momentin kur lëndohet dinjiteti njerëzor", thuhet në komunikatën e EKR. Ndërsa kryetari i SVP-së, Albert Rösti e ka quajtur vendim politik atë që e ka marrë sot Gjykata Federale
Vendimi të cilin e ka marrë sot Gjykata Federale e Zvicrës lidhur me pllakatin e SVP-së me tekstin “Kosovarët therin zviceranin”, ka bërë jehonë të madhe në opinionin e këtushëm. Shumica, sigurisht e kanë përshëndetur verdiktin ndëshkues të shkallës më të lartë të gjyqësisë në vend. Komisioni Federal kundër Racizmit (EKR) sigurisht hyn në mesin e atyre që i gëzohen këtij vendimi, pasi që ka të bëjë me racizmin, në këtë rast të shprehur nga partia më e madhe e Zvicrës.
Kështu, në një komunikatë të shpërndarë për shtyp, EKR përshëndet vendimin në fjalë. “Kufiri i lirisë së shprehjes arrihet në momentin kur lëndohet dinjiteti njerëzor. Gjykata më e lartë e ka cilësuar si shkelje të ligjit mbi racizmin titullin “Kosovarët therin zviceranin”, transmeton albinfo.ch
Nga ana tjetër, ish sekretari i përgjithshëm i SVP-së, Martin Baltisser, njëri nga dy të dënuarit, është shprehur i zhgënjyer. “Afishja, thjesht ka prezantuar një realitet”, ka thënë ai.
Kryetari i SVP-së, Albert Rösti e ka quajtur vendim politik atë që e ka marrë sot Gjykata Federale. “Jam shumë i dëshpëruar”, ka thënë ai. Ndërsa për të argumentuar se vendimi ka qenë politik, ai ka përmendur faktin se epërsia në trupin gjyqësor me rastin e marrjes së vendimit ndëshkues për bashkëpartiakët e tij ka qenë e ngushtë (3 me 2), transmeton albinfo.ch
“Tash po tregohet se norma penale e racizmit është përdorur ashtu siç jemi frikësuar ne gjithë kohën. Ajo drejtohet jo vetëm kundër mohuesve të holokaustit ose gjenocidit por po ashtu edhe kufizon lirinë e shprehjes në rastet e mendimeve politikisht të papërshtatshme. Sigurisht, pas dënimit nuk do të ketë më pllakat të ngjashëm. Por unë nuk mund të them se në të ardhmen nuk do të ketë pllakate provokative- do të ndodhë e kundërta”.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













