E-Diaspora
Shqiptarët me programin e tyre në gjuhën shqipe në Itali
Parlamenti italian mendon se ky komunitet i madh ka të drejtën e transmetimeve televizive në gjuhën shqipe, dhe ky program do të shfaqej në televizionin kombëtar “RAI”
Një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në Itali. Sipas statistikave në Itali jetojnë 467.687 shqiptarë, që është atdheu i dytë për. Por, edhe 80 mijë të tjerë kanë marrë nënshtetësinë italiane, shkruan gazeta e njohur italiane “La Republica”.
Madje, numri i tyre është më i madh duke llogaritur edhe 100 mijë shqiptarë që kanë jetuar me shekuj në Kalabri e Sicili, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti italian mendon se ky komunitet i madh ka të drejtën e transmetimeve televizive në gjuhën shqipe, dhe ky program do të shfaqej në televizionin kombëtar “RAI”.
Nëse kjo do të miratohet atëherë do të vlente për dhjetë vitet e ardhshme. Gjithsesi ky është vetëm një propozim për Qeverinë italiane dhe nuk është e garantuar nëse do të kalojë apo jo.
Parlamentarët janë shprehur se gjuha dhe kultura shqipe duhet të mbrohet sikur ajo gjermane, greke, sllovene, franceze e të tjerat.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard













