Shkurt.ch
Shtim i madh i dhunës në qendrat e azilit
Në vitin 2015, kishte 531 incidente (në vitin 2016 ishin 1145!). Ndërsa ndërhyrjet policore gjatë vitit 2015 kanë qenë 226 e në vitin 2016, 315
Në qendrat e azilit që i udhëheq federata, gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur 1145 incidente, në të cilat ka pasur kërcënim të përshkallëzimit të gjendjes. Në 70 për qind të rasteve, personeli privat i sigurimit që punon në këto qendra, ja ka dalë të kthejë qetësinë. Mirëpo në 30 për qindëshin tjetër është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Kjo e dyta (ndërhyrja policore) ka ndodhur 315 herë ose pothuajse një herë në ditë, shkruan “NZZ am Sonntag”.
Shifrat e përmendura më lart dalin nga raportet që kanë bërë vet qendrat e azilit, e të cilat Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) i përpilon katër herë në vit.
Gazeta shkruan se gjatë vitit 2016 ka pasur një masë të ngritur të agresivitetit në qendrat e përmendura të azilit. Kjo shihet kur të krahasohet numri i incidenteve të vitit të përmendur dhe vitit 2015, kur ishin pothuajse tre fish më të pakta gjegjësisht 531 (në vitin 2016 ishin 1145!). Ndërsa ndërhyrjet policore gjatë vitit 2015 kanë qenë 226 e në vitin 2016, 315, transmeton albinfo.ch. Një zhvillim i tillë është i habitshëm kur dihet fakti se gjatë vitit 2015 në Zvicër kanë ardhur dukshëm më shumë azilkërkues (40 mijë) në krahasim me 27 mijë sa kanë ardhur gjatë vitit 2016.
Autoritetet e shpjegojnë shtimin e dhunës me “konstelacionin e pavolitshëm të vendeve të prejardhjes së atyre që kanë kërkuar azil gjatë vitit 2016, pastaj me konsumimin e tepruar të alkoolit dhe sjelljet jokooperative të azilkërkuesve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














