Lajme
Pensionistët italianë e zgjedhin Shqipërinë
Të kënaqur me koston jetësore, traditën dhe mikpritjen shumë pensionistë italianë kanë vendosur që vitet e pensionit t’i kalojnë në Shqipëri
Pasi kostoja jetësore është shumë e ulët, disa pensionistë italianë kanë vendosur t’i kalojnë vitet e pensionit në Shqipëri.
Carmine Iampietro nuk e kishte planifikuar kurrë t’i kalonte vitet e pensionit në qytetin portal të Durrësit, rreth 270 kilometra larg nga porti italian i Barit, megjithëse ka jetuar me gruan e tij shqiptare për 16 vite, shkruan “BIRN”.
Ai ka thënë se po kërkonte për mundësi pasi ai dhe gruaja e tij mund jetonin mirë me një pension prej rreth 1000 euro në muaj, pas taksës 23 për qind që shteti italian zbret nga pensionet.
“Është e pamundur në Itali që dy njerëz të kenë një jetë normale me këtë shumë. Ndaj nga 2008-a kur dola në pension, pasi kisha paguar kontributet e mia shoqërore për 48 vjet po mendoja ta kaloja pjesën tjetër të jetës në vende si Spanja, Portugalia ose në Ishujt Kanare, ku kostoja e jetesës ishte më e lirë se në Itali”, është shprehur ai, përcjell albinfo.ch.
Por viti 2010 rezultoi një vit që ndryshoi lojën, pasi ai vendosi të bëjë vizitën e parë në Shqipëri, pas një hezitimi të gjatë. Gruaja e tij, Beki Kurti, është shprehur se ai hezitonte pasi kishte dëgjuar nga shumë lajme se Shqipëria ishte jo e sigurt. Megjithatë, të gjitha këto shqetësime u zhdukën kur ai shkeli këtu.
Në Durrës, ai është takuar me bashkëkombës të tjerë pensionistë, të cilët si ai kanë vendosur ta lënë Italinë dhe të shijojnë jetën në Shqipëri.
Ai mësoi se interesi për të bërë të njëjtën gjë si ai ishte edhe më i lartë kur hapi një faqe në “Facebook” të quajtur “Pensionati Italiani in Albania-Pensionistët italianë në Shqipëri”, ku ai ndan eksperiencën e mirë në vend.
Rreth 50 pensionistë italianë e kanë kontaktuar duke i kërkuar shtëpi në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë











