Lajme
Shqiptarët kanë 1 miliard dollarë në banka
Pasuria që familjet shqiptare kanë investuar në sistemin financiar arriti në 1 mijë e 127 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard dollarë
Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se pasuria që familjet shqiptare kanë investuar në sistemin financiar arriti në 1 mijë e 127 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard dollarë në fund të vitit të kaluar.
Në tre vitet e fundit ajo është rritur me 9.5 për qind. Asetet financiare zënë një pjesë të rëndësishme të pasurisë së përgjithshme të familjeve, njofton “TCH”.
Familjet shqiptare kanë investuar 476 miliardë lekë si depozita në monedhë të huaj, kryesisht euro. Kjo përbën 42.3 për qind të totalit të pasurisë që ato kanë investuar në sistemin financiar, përcjell albinfo.ch.
Mënyra se si familjet e administrojnë pasurinë e tyre ka ndryshuar jo pak gjatë viteve të fundit. Vetëm 6 vjet më parë shqiptarët e mbanin pjesën dërrmuese të pasurisë së tyre në depozita dhe bono thesari.
Kurse tani, familjet po investojnë edhe në instrumente të tjerë më pak tradicionalë si fondet e investimeve apo obligacionet afatgjatë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












