Shkurt.ch
Forcat ajrore të Zvicrës zbresin në tokë avionin e dyshimtë
Alarmi ka ardhur nga Italia, forcat ajrore të së cilës kishin njoftuar homologët zviceranë se në hapësirën ajrore të Tirolit Jugor ndodhej një avion privat që nuk posedonte radiolidhje
Një aeroplan privat pa radiolidhje ka shkaktuar të dielën ndërhyrjen e aeroplanëve ushtarakë të Zvicrës. Avioni i vogël po fluturonte nga Bejruti (Liban) për në Paris. Për shkakun se në atë kohë në Francë ishin duke u zhvilluar zgjedhjet, forcat ajrore të Zvicrës ishin veçanërisht të mobilizuar dhe syçelë, shkruan sda.ch.
Autoritetet e forcave ajrore kishin marrë alarmin rreth orës 10.20 të të dielës. Ai i ka ardhur nga Italia, forcat ajrore të së cilës kishin njoftuar homologët zviceranë se në hapësirën ajrore të Tirolit Jugor ndodhej një avion privat që nuk posedonte radiolidhje. Pas kësaj, qendra e mbrojtjes ajrore ka nisur një “Hot Mission” për të sqaruar gjendjen në lartësinë ajrore, thuhet në një njoftim të Departamentit Federal të Mbrojtjes (VBS).
11 minuta më vonë është ngritur në ajër nga Payerne një avion luftarak i tipit F/A-18 i Shërbimit Policor ajror të ushtrisë. Pasi që kishin dështuar disa përpjekje për ta kontaktuar ekuipazhin e avionit, janë njoftuar edhe forcat ajrore franceze dhe ato gjermane. Në fund, siguria ajrore e Cyrihut ia ka dalë të vendosë kontaktin përmes radiolidhjes me avionin e përmendur. Por, për shkak të situatës politike të sigurisë, është vendosur që aksioni të vazhdonte.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














