Shkurt.ch
50 frangëshi zviceran, shpallet bankënota më e bukur e vitit
Si kritere për vlerësim merren performanca artistike, dizajni me imagjinatë të pasur por sigurisht edhe elementet e sigurisë së kartëmonedhës
Rreth 2000 anëtarë të shoqatës private “International Bank Note Society” e kanë zgjedhur bankënotën zvicerane të 50 frangave si më të bukurën për vitin 2016, shkruan 20minuten.ch. Por, siç mund të lexohet në faqen e internetit të kësaj shoqate, fitorja e kartëmonedhës zvicerane ka qenë e ngushtë, para “simotrave” të saj si: 1000 ruffia të Malediveve, 500 Pesos të Argjentinës ose 5 funte të Skocisë.
Shoqata e përmendur, që nga viti 2004 zgjedh “Bankënotën e vitit”, transmeton albinfo.ch. Në garë, anëtarët mund të dërgojnë bankënota të reja, me dizajn të ri, të cilat kanë hyrë në qarkullim në vitin përkatës.
Si kritere për vlerësim merren performanca artistike, dizajni me imagjinatë të pasur por sigurisht edhe elementet e sigurisë së kartëmonedhës.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













