Jeta në Zvicër
Zvicra dhe Kroacia vlerësojnë lartë bashkëpunimin bilateral
Si temë qendrore e bisedimeve të presidentes Leuthard me homologen e saj, presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic ishte, krahas marrëdhënieve bilaterale, edhe politika aktuale evropiane,
Me rastin e vizitës zyrtare, që presidentja e federatës së Zvicrës, Doris Leuthard po e zhvillon sot në kryeqytetin kroat, Zagreb, të dyja palët kanë vlerësuar lart cilësinë e marrëdhënieve bilaterale të dy shteteve, të ngritura në vitin 1992. Si temë qendrore e bisedimeve të presidentes Leuthard me homologen e saj, presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic dhe kryeministrin kroat, Andrej Plamenkovic ishte, krahas marrëdhënieve bilaterale edhe politika aktuale evropiane, thuhet në një komunikatë të Bernës zyrtare.
Të dy palët kanë nënvizuar se me hyrjen në fuqi të protokollit III për zgjerimin e lëvizjes së lirë edhe me Kroacinë, është tejkaluar një fazë trevjeçare e pasigurisë në marrëdhëniet Zvicër-Kroaci, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal pati vendosur në dhjetor të vitit 2016 të ratifikonte protokollin III pasi që parlamenti pak para kësaj kishte miratuar ligjin mbi zbatimin e nenit për migracionin. Faza 10 vjeçare kalimtare parasheh etapa të ndryshme zbatimi që përmbyllen më së voni në vitin 2026.
Si rezultat i ratifikimit të përmendur, Zvicra nga fillimi i vitit 2017 ka mundur të pranohet si anëtare e plotë e programit hulumtues evropian Horizon 2020.
Zvicra dhe Kroacia bashkëpunojnë në 48 projekte të përbashkëta. Presidentja Leuthard ka theksuar me këtë rast se të gjitha negociatat e pezulluara dhe debatet mbi dosjet e mbetura pezull, Zvicra di t`i vazhdojë.
Temë bisede ishte edhe Brexit-i.
Po kështu është biseduar edhe për bashkëpunimin në kuadrin e kontributit zviceran të zgjerimit, për migracionin në drejtim të Evropës dhe për gjendjen në Evropën Juglindore. Leuthard ka vlerësuar angazhimin humanitar të Kroacisë për tejkalimin e krizës së refugjatëve dhe ka lavdëruar atë si një vatër stabiliteti në regjion.
Më shumë se 30 mijë shtetas kroatë jetojnë aktualisht në Zvicër ndërsa 1400 zviceranë, në Kroaci. Ky vend është sot vendi i dytë për nga rëndësia në këmbimet ekonomike të Zvicrës në Evropën Juglindore. Vëllimi tregtar në vitin 2016 është ngritur për 13% në krahasim me një vit më parë, duke arritur në 425 milionë franga.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
EES dhe ETA: Çfarë të prisni kur udhëtoni për në dhe nga Zvicra këtë Krishtlindje Krishtlindjet janë gjithmonë një kohë e ngarkuar për udhëtime për në dhe nga Zvicra, por këtë... -
Më pak banorë zviceranë ndërruan shtëpinë në vitin 2024 -
Ku në Zvicër është sot festë dhe pse? -
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone?











