E-Diaspora
Arrestohet shqiptari, i cili 13 vjet më parë theri katër persona me thikë
Shqiptari ishte 21-vjeçar në atë kohë dhe akuzohet se ka therur katër persona me thikë, në një diskotekë. Ai është ekstraduar në Gjermani dhe ndaj tij kanë nisur hetimet
Mediat gjermane kanë bërë të ditur se një shqiptar është arrestuar në Belgjikë dhe është ekstraduar në Gjermani, pasi ai akuzohet se ka marrë pjesë në një rrahje e therje me thika në një diskotekë në Piene të Gjermanisë, ku mbetën të lënduar katër persona, përcjell albinfo.ch.
“Epochtimes.de” dhe “news38.de”, raportojnë se ngjarja kishte ndodhur rreth 13 vjet më parë.
Shqiptari ishte 21-vjeçar në atë kohë dhe akuzohet se ka therur katër persona me thikë, në një luftë thikash si është quajtur. Ai është ekstraduar në Gjermani dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.
Ngjarja kishte ndodhur në tetor të vitit 2004, ku ai kishte mosmarrëveshje me një turk, derisa më pas dy grupe janë përfshirë në një rrahje masive. Katër persona ishin të plagosur, si dhe kundërshtari i tij. Ai kishte shkuar në Shqipëri, derisa ishte lëshuar një fletarrest ndaj tij. Shqiptari akuzohet për vrasje në tentativë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027













