Kultura
Sopranoja shqiptare shpreson të prekë zemrat e audiencës në Uashington
“Nuk ka rëndësi vjen nga Shqipëria, vjen nga çdo lloj vendi i botës, në momentin që flet në gjuhën e zemrës dhe je i sinqertë në skenë, është e pamundur të mos prekësh, të mos rezonosh me zemrat e kujtdo nacionaliteti. Dhe ky ka qenë çelësi im që deri tani ka funksionuar dhe shpresoj të funksionojë akoma”, thotë ajo
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, shpreson që të prekë zemrat e audiencës në Uashington me rolin e saj Cio-Cio Sanin në operën e famshme të Giacomo Puccinit, “Madame Butterfly”.
Ajo vjen në Uashington pas suksesit me të njëjtën opera në Londër, ku kritika e vlerësoi me superlativa interpretimin e saj. Dhe gjasat janë që edhe në Uashington të lë gjurmë. Ermonela thotë se me çdo përvojë me “Madame Butterfly”, personazhi i saj rritet, maturohet, por duke mbetur njëkohësisht po ajo vajzë e re, ka thënë ajo për ‘Zërin e Amerikës’ në gjuhën shqipe.
Megjithëse ka 25 vjet që është larguar, Ermonela thotë se Shqipëria është brenda saj. “Pikërisht ai zjarri, ai emocioni, ai vulnerabiliteti i të gjitha ngjyrave emocionale që unë kam jetuar në Shqipëri, që marr dhe larg vendit tim, ato japin diçka të veçantë, më japin diçka të veçantë edhe mua si artiste, shpirtit tim”, përcjell albinfo.ch.
Ajo ia atribuon thellësinë me të cilën përcjell personazhet, pikërisht intensitetit me të cilin shqiptarët siç thotë Ermonela shprehin gëzimet dhe hidhërimet, por edhe përvojës së saj personale jetësore.
“Unë kam humbur prindërit dhe një gjë të tillë nuk arrija dot ta shprehja edhe pse isha, jam pjesë e asaj kulture. Në skenë ndoshta … Muzika është gjuhë e shpirtit dhe në një farë mënyre të çliron dhe për mua është një çlirim shpirtëror”, thotë ajo.
“Nuk ka rëndësi vjen nga Shqipëria, vjen nga çdo lloj vendi i botës, në momentin që flet në gjuhën e zemrës dhe je i sinqertë në skenë, është e pamundur të mos prekësh, të mos rezonosh me zemrat e kujtdo nacionaliteti. Dhe ky ka qenë çelësi im që deri tani ka funksionuar dhe shpresoj të funksionojë akoma”, thotë ajo.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit Besimtarët e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern kanë kremtuar festën e Pashkëve në dy qendra të... -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato)











