Shkurt.ch
Cyrihu do ta ndalojë aksionin e shpërndarjes së Kuranit, “Lies!”
"Ka dëshmi sipas të cilave aksioni i tillë i shpërndarjes së Kuranit shërben vetëm për të rekrutuar mbështetës", njofton Drejtoria e Sigurisë për Kantonin e Cyrihut
Aksioni “Lies!” (Lexo!) i shpërndarjes së Kuranit rrugëve të qyteteve, në të ardhmen mund të mos ketë vend në zonat e këmbësorëve të qyteteve në Kantonin e Cyrihut. Drejtoria e Sigurisë e këtij kantoni u ka rekomanduar të gjitha komunave që i ka nën kompetencë që t`i hedhin poshtë kërkesat për këto aksione në qytetet përkatëse, bën të ditur srf.ch.
Ka dëshmi sipas të cilave aksioni i tillë i shpërndarjes së Kuranit shërben vetëm për të rekrutuar mbështetës, njofton Drejtoria e Sigurisë, në krye të së cilës është Mario Fehr nga Partia Socialdemokrate, shkruan albinfo.ch.
Shteti nuk obligohet të vejë në dispozicion hapësira për grupet “pikëpamjet e të cilave nuk përputhen me vlerat tona”. Për këtë arsye aksionet “Lies!” mund të ndalohen. Këtë vendim Drejtoria e Sigurisë e ka marrë, duke u mbështetur në një ekspertizë juridike.
Organizator i këtij aksioni është shoqata “Religjioni i vërtetë”. Në Gjermani, ky grupim salafist është ndaluar në nëntor të vitit 2016, nën dyshimin se përhap porosi të urrejtjes dhe vepron në mënyrë kundërkushtetuese. Shoqata është themeluar nga gjermani me prejardhje palestineze Abou Nagie.
Salafistët përfaqësojnë islamin konservativ, refuzojnë demokracinë perëndimore dhe synojnë një sistem juridik islamik.
Në Zvicër kjo organizatë është aktive në të gjitha qytetet e mëdha, si në Cyrih, Bernë, Winterthur dhe më tutje, në qytete tjera të Zvicrës frankofone. Nuk dihet për numrin e librave që deri tash kjo organizatë ka shpërndarë.
Shefi për Siguri në Kantonin e Cyrihut, Mario Fehr ka deklaruar se do ta parapëlqente një vendim të tillë negativ në nivel të vendit., përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye ai ka kërkuar nga autoritetet federale që ta ndalojnë këtë aksion me rastin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për shërbimin informativ, në shtator të këtij viti.
Përveç Cyrihut, përpjekje të ngjashme, në drejtim të ndalimit të aksionit të përmendur po zhvillohen edhe në qytete dhe kantone tjera si në Bazel, Lucern etj.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes













