Lajme
Presidenti Thaçi shpërndanë parlamentin: LDK nuk e njeh Thaçin
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shpërndarë legjislaturën e pestë të Kuvendit të Kosovës. Ai nesër cakton datën e zgjedhjeve. Por, LDK thotë se marrëveshja për koalicion u prish dhe rrjedhimisht nuk e njeh Thaçin për president
Menjëherë pasi Kuvendi i Kosovës rrëzoi “Qeverinë Mustafa” me mocion mosbesimi, reagoi presidenti Hashim Thaçi duke shpërndarë parlamentin dhe duke përgatitur infrastrukturën ligjore për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për caktimin e datës së zgjedhjeve, Thaçi ka ftuar nesër liderët e partive politike në një takim të veçantë.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbaj takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Por, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka qeverisur me Kosovën, është irrituar pasi mocionin e ngritur nga opozita e ka mbështetur partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës. Madje në një reagim të LDK-së, thuhet se kjo parti nuk e njeh marrëveshjen e koalicionit e cila ndanë qeverisjen në dy krah, LDK-së i jep kryeministrin, kurse PDK-së, kryetarin e Kuvendit dhe presidentin e Kosovës.
LDK në reagimin e fundit thotë se nuk e njeh as Hashim Thaçi si president të Kosovës dhe nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm.
“Veprimi i sotëm edhe një herë e la pa asnjë maskë Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët e tij në PDK, të inkriminuar dhe me probleme të thella me ligjin dhe të cilët sot u bashkuan për t’i dhënë fund Qeverisë që e çliroi shtetin nga kapja e gjithanshme, që i këputi fijet e krimit dhe të korrupsionit. Me këtë veprim, Marrëveshja e koalicionit bie në tërësi dhe LDK-ja nuk e njeh asnjë pikë të saj dhe asnjë rezultat politik të saj”, thuhet në reagim.
Ndryshe, sipas Kushtetutës, pas rrëzimit të qeverisë, presidenti i Kosovës duhet të caktoj datën e zgjedhjeve brenda 45 ditëve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










