Shkurt.ch
Sommaruga viziton qendrat e refugjatëve në Greqi
Të hënën këshilltarja federale, Simonetta Sommaruga, vizitoi dy kampet e refugjatëve në ishullin grek të Lesbos. E shoqëruar nga ministri grek i Migracionit, Ioannis Mouzalas, ajo kishte vizituar nga afër qendrat e regjistrimit dhe riatdhesimit të azilkërkuesve. Në Lesbos është një nga pesë prej këtyre të ashtuquajturave «hotspots» në Greqi, transmeton albinfo.ch.
Sommaruga gjithashtu vizitoi qendrën lokale të regjistrimit të Lesvos, Kara Tepe, si dhe qendrën mjekësore, në kuadër të vizitës së saj dyditore në Greqi, siç raportohet nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP). Kjo qendër menaxhohet nga Médecins du Monde dhe mbështetet nga Zvicra.
Sommaruga do të takohet me drejtoreshën e Autoritetit Grek të Azilit, Maria Stavropoulou dhe me Philippe Leclerc, përfaqësues i UNHCR-së në Greqi.
Bashkimi Evropian ka ngritur të ashtuquajturat ‘pikat e nxehta’ në kufijtë e jashtëm të Zonës Shengen për të identifikuar dhe regjistruar refugjatët dhe emigrantët që vijnë në Evropë. Me hyrjen në fuqi të Paktit të Refugjatëve midis BE-së dhe Turqisë në mars 2016, funksioni i këtyre ‘pikave të nxehta’ ka ndryshuar: të sapoardhurit duhet të kthehen pas regjistrimit të tyre në Turqi.
Në vjeshtën e vitit 2015 shtetet anëtare të BE-së ranë dakord të shpërndajnë 160,000 refugjatë deri në fund të 2017-ës nga Italia dhe Greqia në shtetet e tjera të BE-së. Zvicra merr pjesë vullnetarisht në këtë program të zhvendosjes dhe është zotuar të marrë rreth 1500 persona deri në fund të këtij viti. Zvicra deri tani ka marrë mbi 317 persona nga Greqia dhe 605 nga Italia.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











