CH-Ballkani
S’ka të lënduar nga Kosova në sulmin në Mançester
Ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci ka njoftuar se në mesin e viktimave në sulmin terrorist, nuk është asnjë i Kosovës
Pas sulmit terrorist në një koncert në Mançester të Anglisë, u vranë 22 persona dhe shumë të tjerë u lënduan, por në mesin e viktimave nuk ka qytetarë nga Kosova.
Kështu ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci, raporton albinfo.ch.
Ai gjithashtu njoftoi se flamuri i Kosovës është ulur në gjysmështizë, derisa ka dënuar sulmin terrorist që tronditi Anglinë, derisa shtoi se populli i Kosovës solidarizohet me atë britanik në këto momente të vështira.
Shkrimi i plotë i Lirim Greiçevcit:
Ju njoftojmë që pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Mançester, Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet britanike për të kuptuar nëse ndonjë shtetas i Kosovës është prekur në këtë sulm. Ambasada gjithashtu ka kontaktuar me komunitetin tonë në Mançester, me përfaqësues shoqatash, aktivistë dhe familje kosovare. Fatmirësisht, deri më tani nuk ka asnjë informacion për ndonjë të lënduar ose të vdekur në këtë sulm terrorist.
Për të qenë në kontakt të vazhdueshëm në terren me autoritetet lokale në Mançester si dhe me komunitetin tonë atje, Ambasada ka dislokuar diplomatin Imer Berisha, i cili do të qëndrojë atje në terren deri të kemi konfirmimet përfundimtare lidhur me viktimat dhe të lënduarit. Imeri mund të kontaktohet në këtë numër telefoni: +447375725450. Ndërsa numri emergjent 24 orësh mbetet ai i njëjti i shpallur mbrëmë: +447961064763. Ju faleminderit për vëmendjen dhe bashkëpunimin.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot












