Shkurt.ch
Pas sulmit në Mançester, nuk është e sigurt nëse Grande vjen në Cyrih
Më 5 qershor ylli i muzikës amerikane, Ariana Grande, kishte në plan që turneun e saj botëror ta vazhdonte edhe në Hallenstadion në Cyrih. Nëse koncerti do të mbahet pas sulmit në Mançester, është ende e paqartë
Felix Frei, CEO dhe zyrtari për shtyp i Hallenstadion të Cyrihut i tha agjencisë së lajmeve SDA të martën se ai nuk kishte asnjë informacion mbi një anulim të mundshëm të koncertit “Dangerous Woman Tour”. “Ne jemi të fundit në zinxhirë për të ditur nëse do të zhvillohet koncerti i Ariana Grande”.
Nëse Grande vazhdon turneun e saj, koncerti i radhës do të mbahet më 5 qershor në Cyrih.
Në sulmin vetëvrasës në Mançester, në fund të koncertit të Ariana Grande, 22 vetë u vranë, duke përfshirë disa fëmijë dhe adoleshentë.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













