Konsullata e Kosovës në Cyrih, ligjërata për studentët e policisë
Konsullja dhe zv.Konsulli kanë ligjëruar lidhur me temat "Diplomatët dhe bashkatdhetarët e tyre" dhe "Privilegjet dhe Imunitetet"
Të enjten, më 10 nëntor Konsullja e Republikës së Kosovës në Cyrih, Dhurata Selimi dhe zëvendëskonsulli Salih Sefa, me ftesë të Policisë së Cyrihut kanë mbajtur një ligjëratë për studentët e vitit të IV të shkollës së Policisë, të Cyrihut.
“Para studentëve kemi ligjëruar mbi temat “Diplomatët dhe bashkatdhetarët e tyre” dhe “Privilegjet dhe Imunitetet”. Ligjëratat ishin të ndara nga 45 min me dy grupe. Por, për shkak të interesimit të madh të studentëve në lidhje me punën e përfaqësisë konsullore të Kosovës, ato zgjatën më shumë”, thotë për albinfo.ch konsullja e Kosovës, Dhurata Selimi.
Znj. Selimi sqaron se në ligjëratën e saj ka shpjeguar praktikën e punës konsullore, ballafaqimin me bashkatdhetarët dhe me problemet e tyre të natyrave të ndryshme.
“Folëm për rëndësinë e bashkëpunimit me bashkatdhetarët por edhe për bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet zvicerane. Ua prezantuam shërbimet që ne si Konsullatë i ofrojmë për kosovarët të cilët jetojnë në kantonet të cilat ne i mbulojmë. Mbrojtja e bashkatdhetarëve, ofrimi i ndihmës për ta, aplikimi për dokumente të ndryshme siç janë vërtetimet, letërnjoftime fletudhëtimet etj si dhe vizitat në burgje”, janë disa nga to, thekson znj. Selimi.
Ajo më tutje thotë se një ndër problemet më të shpeshta që paraqitet tek bashkatdhetarët tanë këtu, për çfarë edhe ka folur para auditorit, ka të bëjë me gabimet në emra dhe mbiemra. “Për shembull, në dokumentacionet e ish- Jugosllavisë hasim shpesh në ngatërrimin e shkronjave, gjë që zakonisht paraqet problem për policinë dhe autoritetet tjera shtetërore të Zvicrës.
Këta të fundit shpesh kërkojnë ndihmë nga ne për të verifikuar identitetin e këtyre personave”, shton konsullja, duke përmendur si raste në të shpeshta të ngatërrimit ato kur dikush në pasaportë ka mbiemrin “Krasniqi” ndërsa në lejen e qëndrimit “Krasnici”.
Ndërsa Zëvendëskonsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, dr. Salih Sefa në ligjëratën e tij para studentëve të policisë është përqendruar më tepër në historinë e Republikës së Kosovës. Ai ua ka sqaruar atyre zhvillimet politike që e kanë karakterizuar historinë e re të Kosovës, si para, gjatë dhe pas luftës dhe deri në ditën e Pavarësisë së shtetit tonë të ri.
Një ligjëratë me temë të njëjtë do të mbahet edhe më 17 nëntor, në Qendrën policore të Cyrihut. Edhe atje do të ligjërohet para dy grupeve. (BSH)
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar










